Sipas raportit të vitit 2021 që është i paaudituar, publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partia që drejtohet nga Albin Kurti gjatë vitit 2021 ka të hyra mbi 2 milionë e 105 euro.
Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë të hyra në vitin 2021 sesa në vitin paraprak.
Në vitin 2020 ( raport i audituar), VV-ja kishte mbi 913 mijë euro buxhet.
Vetëvendosja ka edhe më shumë të hyra nga anëtarësia sesa në vitin 2020.
Por partisë së Albin Kurti i janë rritur edhe shpenzimet.
Mbi 2 milion e 300 mijë euro VV-ja ka dalë në suficit gjatë vitit 2021, që nënkupton mbi 213 euro partia e Kurtit ka shpenzuar më shumë.
VV-ja në vitin 2020 kishte suficit më të vogël, kishte dalë me 129 mijë euro humbje.