Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Agim Bajrami” në Kaçanik.
Policia njofton se dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë informuar se derisa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, nga persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shume të parave.
Rasti është duke u hetuar.
DTV