Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë.
Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë për momentin të panjohur ka ardhur deri tek incidenti i plagosjes me armë zjarri te njërit prej të dyshuarve të lartcekur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 22:00.
I dyshuari, i plagosur gjendet në QKUK-së për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek i dyshuari i dytë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Lidhur me rastin është identifikuar edhe i dyshuari i tretë i cili deri me tani gjendet në arrati.
Është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave te dyshuar. Rasti është duke u hetuar.
DTV