Kryeministri Albin Kurti tha se të arriturat e Qeverisë në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit janë të njohura si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Ai në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriu shtoi se gjatë këtij viti janë mbyllur shumë rrugë kriminale e janë sekuestruat substanca narkotike.
Kurti pati kritika sa i përket mosngritjes së aktakuzave ndaj serbëve që ngritën barrikadat dhe sulmet që kanë ndodhur në veri të vendit. Ai tha se brenda një viti mbi 10 ligje për reformë kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.
Madje, tha se këto ligje janë ngujuar në këtë Gjykatën duke pamundësuar reformën në sistem.
“Progresi ynë në luftimin e korrupsionit është vlerësuar edhe nga organizatat ndërkombëtare. Ka vetëm grupe të organizuara kriminale ata nuk kanë mbështetje në popull. Ajo çfarë me duhet të theksoj është se ka shumë informata për krimet vjet edhe sivjet. Vjet kur kishim barrikada, sivjet kur kishim sulme paramilitare, këto nuk janë reflektuar në aktakuza të shumta, kemi shumë pak aktakuza për krimet e kryera të qytetarëve. Një sfidë si Qeveri që e kemi pasur është fakti që reformat tona kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese”.
“Brenda një viti i kemi 10 ligje shumë të rëndësishme të reformës sonë ose ngelën të ngujuara ose janë të rrezuara ose të deformuara. 10 ligje për më pak se një vit të i kemi të ngujuar në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.