Gazeta e madhe britanike, “The Guardian”, ka publikuar listën me 100 lojtarët më të mirë në botë për vitin 2023.
Lista është përpiluar nga një panel prej 218 personash, ku tashmë mund t’i gjeni edhe emrat e futbollistëve që janë prezent në ekipin tuaj.
Vendin e parë e ka zënë Erling Haaland, i ndjekur nga Jude Belingham, Mbappe, Kane e Rodri, që përbëjnë pesëshen më të mirë.
Pastaj vijnë Vinicius Junior, Mohamed Salah, Kevin De Bryne, Victor Osimhen dhe Lionel Messi.
Ndërkaq, në top-100 është renditur edhe Granit Xhaka, i cili disa sezone i kaloi në Arsenal, kurse aktualisht është në Gjermani me skuadrën më në formë në ligat më të forta evropiane, Bayer Leverkusen.
Në sezonin e tij të parë me skuadrën, Xhaka me shokë po e kryesojnë ligën gjermane, duke lënë prapa gjigantët si Bayern Munich e Dortmund.
10 lojtarët e fundit në këtë listë janë: Antonio Rudiger (91), Riyad Mahrez (92), Granit Xhaka (93), Marcelo Brozovic (94), Theo Hernández (95), Alphonso Davies (96), Denzel Dumfries (97), Ollie Watkins (98), Warren Zaire-Emery (99) dhe Marcus Thuram (100).