Qytetarët e Kosovës nga 1 janari do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
Por të njëjtit do të duhet që të ndjekin disa rregulla gjatë udhëtimit të tyre. Qytetarët që nuk do t’i përfillin rregullat do të përballen me pasoja.
“Nëse ju qëndroni në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë qëndrimi afatgjatë) atëherë ju jeni i/e pranishme në mënyrë të paligjshme, gjë që mund të rezultojë në një ndalim të udhëtimit në zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.
[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=1[/AI]
Tutje në njoftim thuhet se të punohet në zonën Shengen pa leje pune është gjithashtu e paligjshme (edhe nëse është më pak se 90 ditë) dhe gjithashtu mund të rezultojë në një ndalim të rihyrjes në zonën Shengen.
DTV