Kastrati ‘godet’ Sveçlen: Policët pa rritje rrogash e uniforma të reja, kabineti i tij duke pi verë e raki

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka ‘goditur’, kabinetin e ministrit Xhelal Sveçla ku sipas tij ata duke pi verë e raki në restorante, derisa Policia e Kosovës ka mbetur pa rritje rrogash, pa uniforma te reja qe një kohë të gjatë, madje edhe pa çizme të reja.

“A është për me u çudit? Natyrisht që jo.

Në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është SVEÇLA. Kujtoni çfarë veprime bënte ky ndaj policisë nëpër rrugë të Prishtinës gjatë demonstratave të organizuara nga VV me vite të tëra.

Policë e zyrtarë të tjerë të policisë mos e bëni “like” këtë postim se ju hakmerret pushteti.”, ka shkruar ai në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.