Një burri në Kaçanik i është konfiskuar arma e zjarrit, i cili dyshohet se gjatë pastrimit të pistoletës nga pakujdesia ka plagosur veten në këmbë.
Viktima ka pranuar tretman në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Kaçanik, 27.12.2023-02:00. I dyshuari mashkull kosovar ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia derisa ishte duke pastruar pistoletën, i ka shkrepur dhe e ka goditur në këmbë. Viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në QE-Ferizaj, është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë konfiskuar pistoletën cal-7.62 mm e cila dyshohet se është përdorur, dhe tre fishekë e një gëzhojë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton raporti 24 orësh i policisë.
DTV