Bien eksportet e Kosovës me vendet e BE-së, thellohet deficiti tregtar

Të dhënat nga Tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 11,0% në muajin tetor 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022. Gegjësisht në vlerë prej 446,5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 402,4 milionë euro në vitin 2022.

Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 15,3%.

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2023 kishte vlerën 80,4 milionë euro, ndërsa importi 527,0 milionë euro, që është një rënie prej (-6,9%) për eksport dhe (-7,8%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 14,3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 12,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5,7% e përbëjnë produktet minerale, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14,9% e përbëjnë produktet minerale; 11,9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,1% e përbëjnë mjetet e transportit; 10,0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7,1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6,2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Importet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

Eksportet dhe importet sipas vendeve në vlerë dhe %

Eksportet dhe importet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 26,9 milion Euro, ose rreth 33,5% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-28,7%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,3%), Italia (5,8%), Holanda (4,0%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 233,6 milion Euro, ose 44,3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 14,9%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,2%), Greqia (6,5%), Italia (5,5%), etj.

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 31,2 milion Euro, ose (38,8%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 9,2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (14,1%),  Maqedonia e Veriut (11,9%), Serbia (6,5%), Mali i Zi (4,6%).

Importet e Kosovës nga vendet e CEFTA-s arritën në 81,1 milion Euro, ose 15,4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-2,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (6,0%), Shqipëria (5,7%) dhe Serbia (2,4%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 22,3 milionë euro, ose (27,7%). Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport ishin: SHBA (13,8%) dhe Zvicra (8,1%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 212,1 milionë euro, ose 40,3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12,5%) dhe Kina (12,5%).

Leave a Reply

Your email address will not be published.