/

“Ia dedikoj vetes”, 34-vjeçarja që vdiq sot kishte fituar një çmim në Kampionatin e Estetikës në Napoli

Artila Kameri, 34 vjeç, vdiq sot, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i një hoteli.

Ajo ka qenë pronare e një biznesi për rregullimin e thonjve.

Në profilin e saj në Facebook, më 10 nëntor, ajo kishte shpërndarë një intervistë që e kishte dhënë për RTK’në, pasi kishte fituar çmimin e katërt në kampionatin botëror të estetikës që ishte mbajtur në Napoli të Italisë.

Kameri kishte shkruar se këtë sukses ia ka kushtuar vetes.

“Intervista ime ne RTK pasi morra çmimin e 4-te ne kampionatin boteror te estetikes qe u mbajt ne Napoli te Italise. Kete sukses ja kushtoj vetes. Mua, qe dite pas dite gjej kurajon per tu perballur me sfidat, mua qe gjthmone e kam gjetur forcen per te ecuar perpara. Mua, qe pavaresisht te gjthave, ja dal te jem gjithmone vetvetja.”

Po atë ditë ajo kishte lajmëruar ae kishte arritur marrëveshje me një kompani.

“Perveq ketij çmimi une poashtu jam e lumtur tiu lajmeroj per nje partneritet te ri ne familjen e El Nails Company! Une do te jem tashme Distributore zyrtare e El Nails Company per shtetin e Kosoves! Per te gjitha ju deshironi te beni diferencen ne punen tuaj El Nails Company ka sjelle ne treg produkte te cilesise se pare nga Amerika te cilat jane ekologjike dhe pa kimikate ne perputhje me standartet Europiane dhe Amerikane! Tashme i gjeni dhe ne Kosove! Per informacione me te detajuara kontaktoni @Artila Kameri”, kishte shkruar Kameri.

Në këtë intervistë ajo ka thënë se po në këtë kampionat e kishte fituar çmimin e parë kur ishte mbajtur në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.