Në prani të Kryeministrit Albin Kurti sot është përuruar fillimi i punimeve për vendosjen e ujësjellësit në fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e Madhe.
Deputetja e VV-së Jeta Statovci ka thënë se përkundër kërkesës së vazhdueshme të banorëve, për një kohë të gjate, ata furnizoheshin me ujë kryesisht nga puset, bunarët private.
Ndërsa ka thënë se me investimin e Qeverisë Kurti, këtyre problemeve po iu vjen fundi.
“ Këtyre problemeve po ju vjen fundi me investimin e Qeverise se Kosovës në vlerë prej afërsisht 3 milionë euro, të cilen e filluam si amendament në Kuvendin e Kosoves. Komuna e Fushë Kosovës që nga paslufta udhëhiqet nga një parti politike, e që ujësjellësi ju ishte premtuar çdo fushatë, për të mos u realizuar asnjëherë. Zhvillimi ekonomik i Kosovës, rritja ekonomike e rritja e GDP-së, do t’i kthehen qytetarëve si investim e mirëqenie, sepse ky zhvillim bëhet për ta”, ka shkruar Statovci në Facebook.