Rashiq: Numër i vogël i serbëve nga Kosova votuan në zgjedhjet e Serbisë

Serbët e Kosovës, nuk i janë përgjigjur në numër të madh ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për pjesëmarrje në zgjedhjet paralamnetar më 17 dhjetor.

Kështu thotë, Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Rashiq tha se sipas informacioneve që ai ka, edhe një pjesë e atyre që e kanë pasur “detyrë” nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje.

“Dalja në zgjedhje e serbëve nga Kosova ka qenë shume e vogël, bile edhe ata që kanë pas për “detyrë” të cilët paguhen nga institucionet e Serbisë nuk kanë shkuar në zgjedhje. Prandaj, edhe pse Vuçiqi krenohet për përqindjen e votave, por nuk e tregon sa kanë qenë, një numër shumë të vogël të votave nga Kosova ka marrë”, tha Rashiq.

Sipas tij, qytetarët serbë e kanë kuptuar se Vuçiq manipolun dhe mashtron.

Serbia dy palë zgjedhjet e fundit të mbajtura, ka organizuar dërgimin e qytetarëve serbë të Kosovës për të votuar në Serbi.

Madje, kjo është bërë edhe duke i paguar.

Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjve të Serbisë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.