MPB lë fajtore krizën globale për mungesë të materialit që qytetarët nuk po mund të pajisen me letërnjoftime dhe patentë shoferë

“MPB është e përkushtuar që të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente, e në veçanti rastet që kanë nevojë urgjente”, tha ajo.

Aktualisht në Kosovë, letërnjoftime dhe patentë shoferë mund të marrin vetëm qytetarët të cilët kanë nevojë emergjente për këto dokumente.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Qendrën e Regjistrimit Civil ka mungesë të  materialit për dokumentet identifikuese, siç janë letërnjoftimet dhe patentë shoferët.

Në një përgjigje për Telegrafin, Rrokasna Qarri, Drejtoreshë e Zyrës për Komunikim me Publikun në  MPB, tha se po përpiqen që të furnizojnë të gjithë me këto dokumente, mirëpo rastet urgjente janë primare.

Tutje Qarri tha se kriza globale dhe pandemia COVID-19, kanë ndikuar që të shkaktohen mungesa për pajisje me material.

“Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19,  furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19″, deklaroi Qarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.