Çfarë bëri Granit Xhaka në Gjermani, para të tjerëve?

Granit Xhaka është duke e zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Bayer Leverkusen.

Xhaka me ekipin e tij të ri po kryesojnë në Bundesliga me katër pikë më shumë se Bayern Munich që është i dyti.

Përveç në aspektin ekipor, edhe atë individual, mesfushori kosovar po shkëlqen.

Ai është votuar në mesin e lojtarëve më të mirë të edicionit aktual në Bundesligë.

Faqja zyrtare e Bundesligës gjermane ka hapur votim për 11-shen më të mirë të stinorit vjeshtor, ku nuk mungon as Xhaka.

Pjesë e formacionit janë edhe portieri Gregor Kobel, mbrojtësit Jeremie Frimpong, Mats Hummels, Kim Min-Jae e Alejandro Grimaldo.

Në mesfushë Florian Wirtz dhe Xavi Simons, ndërsa në fazën e sulmit prin Leroy Sane, Harry Kane dhe Serhou Guirassy.

Xhaka ka zhvilluar 16 ndeshje të Bundesligës, ndërsa ka vrapuar më shumë se çdo lojtar tjetër i elitës, gjithsej 189.7 kilometra.

Ai pati po ashtu më së shumti prekje të topit, 1767 gjithsej, ndërsa pasimet i kishte me saktësi prej 93%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.