Haxhiu: Nuk shoh përpjekje dhe as vullnet nga ana e KPK-së për reformim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur se nuk sheh përpjekje dhe as vullnet nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për reformim.

Haxhiu nuk beson që mund të bëhen reforma pa hyrë në fuqi Ligji për KPK-në.

“Nuk shoh përpjekje dhe as vullnet nga ana e KPK-së për reformim. Pra, nuk kam besim që mund të bëhen reformat aty pa hyrë në fuqi Ligji për KPK-në. Ndërsa sa i përket KGJK-së, e vlerësoj punën dhe angazhimin e tyre tani për tani”, është përgjigjur ministrja në disa pyetje që ndjekësit i kanë parashtruar në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar KPK-në, pasi që sipas tij edhe pse kanë kaluar tre muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, akoma nuk janë ngritur aktakuza.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.