“Tre të plagosur janë, gjendja e tyre është stabile për momentin, i janë bërë ekzaminimet mjekësore, dy janë jashtë rrezikut për jetë, një është më në rrezik por në gjendje stabile”, tha ai.
Drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha se 3 persona të plagosur janë dërguar nga Podujeva në emergjencë.
Ai i tha se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore po në gjendje stabile.
Për dallim nga Syla, Policia e Kosovës ka thënë se nga gjuajtja me armë zjarri janë plagosur 2 persona, ndërsa ende nuk ka të arrestuar.
“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci.