“Ndërmarrësit kanë kaluar vështirësi, janë bërë më rezistentë, këtë vit përkundër të gjitha vështirësive, ekonomia është në nivel të shëndoshë”, ka thënë Murati.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në fjalimin e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë ka thënë se ekonomia e Kosovës tashmë është bërë rezistente, pasi është përballur me sfida edhe në të kaluarën.
Ministri Hekuran Murati në margjinat e Samitit të Ballkanit Perëndimor ka thënë se përkundër krizave, ekonomia e Kosovës është në nivel të shëndoshë dhe se është bërë më rezistente, pasi është përballur me sfida edhe në të kaluarën.
Murati për menaxhimin e krizës ekonomike ka thënë se Qeveria ka ofruar një sërë masash.
“Kemi mbështetur bizneset së pari, duke subvencionuar ato, kemi dashur që të ketë prodhues të gatshëm që të prodhojnë dhe të mbushin hendeqet”, ka vijuar ai.
Ai ka thënë se duhet që të trajtohet kjo krizë me masa të kujdesshme.
“Duhet që të mos rrëshqasim në masa të pakujdesshme, duhet të trajtojmë qëndrueshmërinë afatgjate të çdo krize”.
Sipas tij, kjo krizë nuk ka prekur vetëm Kosovën, por është një krizë globale.