E pabesueshme ku fluturuan të hënën aeroplanët në Kosovë

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA ka publikuar një një foto e Kullës së Kontrollit të Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, e shkrepur mengjesin e djeshëm, nga maja e Goleshit, në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas ASHNA poshtë kësaj mjegulle, në këto kushte, viteve që lamë pas ishte shumë e vështirë të zhvillohej çfarëdo operacioni tokësor dhe e pamundur të realizohej trafiku ajror, por që falë investimeve madhore të shtetit tonë janë tejkaluar.

Postimi:

Kjo është një foto e Kullës së Kontrollit të Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, e shkrepur mengjesin e djeshëm, nga maja e Goleshit, në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Poshtë kësaj mjegulle, në këto kushte, viteve që lamë pas ishte shumë e vështirë të zhvillohej çfarëdo operacioni tokësor dhe e pamundur të realizohej trafiku ajror.

Sigurisht që kjo rrethanë shkaktonte komplikime zingjirore, duke vështirësuar punën e Kontrollorit të Trafikut Ajror, personelit të Meteorologjisë së Aviacionit, kolegëve të shërbimeve aeroportuale, operatorëve ajror dhe në veçanti, klientëve tanë çmuar, udhëtarëve.

Falë investimeve madhore të shtetit tonë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe punës së shkëlqyeshme të personelit dhe partnerëve Prishtina International Airport – Adem Jashari në projektin “Zgjatja e pistës, ngritja e sistemit instrumental të aterrimit dhe sistemeve të radiokomunikimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari”, sfidat e shkaktuara nga dukshmëria e ulët tani janë bërë pothuajse të tejkalueshme. Vetëm dje, në dukshmëri 100 m janë shërbyer dhe realizuar me sukses 17 fluturime.

Mbesim besnik dhe të përkushtuar në ofrim të sigurtë dhe cilësor të shërbimeve të navigacionit ajror.

Leave a Reply

Your email address will not be published.