Të shtënat me armë zjarri në Prizren, një person dërgohet në spital

Pas një mosmarrëveshje në mes të pesë personave, njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri dhe po trajtohet në spitalin e Prizrenit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:00 në Prizren.

Tutje bëhet e ditur lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

“Pas një mosmarrëveshje në mes të pesë personave, njëri prej të dyshuarve ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar i cili është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, njëri  prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, si provë materiale është konfiskuar një pistoletë. Rasti është duke u hetuar.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.