Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takimin e parë për këtë vit.
Ai ka udhëtuar në Paris për takim me Emmanuel Bonne, këshilltairn e presidentit francez, Emmanuel Macron, për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak ka thënë se më këtë ka biseduar për përgatitjet për muajt në vijim rreth dialogut.
”Kam përfunduar vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Kisha takime shumë të rëndësishme dhe të dobishme në Quai d’Orsay dhe në Élysée për të përgatitur për muajt në vijim. Jam mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për Dialogun e lehtësuar nga BE dhe punën time”, ka shkruar Lajçak në platformën X të martën.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që shtetet e fuqishme perëndimore të emërojnë emisarë për këtë çështje.
Madje edhe liderët e këtyre shteteve po përfshihen që të mundësohet një zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi.
Procesi i dialogut po shoqërohet njëkohësisht në tensione në terren në pjesën veriore të Kosovës.
Zyrtarët perëndimorë kanë kërkuar nga Serbia dhe Kosova përgjegjësi që situata mos të eksalojë.