“O qen”, tensione në seancën për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Para gjykatës dolën Nexhat e Jeton Vllasaliu.

Dy vëllezërit po akuzohen për vrasje të rëndë. Ata akuzohen se e vranë biznesmenin Bedri Rexhepi, për t’ja marë 30 mijë euro.

Anipse, kur u vra, biznesmeni Rexhepi, me vete kishte jo më shumë se 8 mijë euro.

Seanca për shqyrtimin fillestar e planifikuar të mbahet sot, filloi në orarin e paraparë.

Megjithatë, ajo nuk u mbajt në mënyrë të rregullt, meqenëse përgatitjet për mbajtjen e saj, nuk isin bër siç duhet. Avokatët mbrojtës të të pandehurve, nuk kishin pranuar shkresat e lëndës, përçka, prokurori i rastit Armend Hamiti, u zotua se do t’i paijsë brenda afatit prej 8 ditëve.

Edhe avokati i familjes së të demtuarit, Besnik Berisha, u pajtua që seanca të shtyhet, derisa të furnizohen edhe avokatët e të pandehurve, me të gjitha shkresat e lëndës.

Meqenëse, lënda është vulominoze, dhe audio inçizimet duhet të përcillen përmes zyrës së IT-së në Prokurori, e avokatët duhet ta përgatisin mbrojtjen, seanca u shtye për datë 14.11.2022.

Seanca u përcoll me emocione të forta, nga familjarët e tashmë të ndjerit Rexhepi, deirsa në mbyllje të kësaj seance, njëri nga familjarët shpërtheu. “O qen, o të poshtër” iu drejtua familjari i Rexhepit, të dyshuarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.