Qytetari Leo Berisha është shprehur i mllefosur me Trafikun Urban, për shkak që autobusët e tyre nuk ofrojnë qasje për personat me aftësi të kufizara.
Berisha ka thënë se pavarësisht bisedave me Kryetarin e Komunës, Përparim Rama, drejtorin e shërbimeve publike Ilirik Musliu, kryeshefin ekzekutiv të trafikut urban Burim Maraj, kërkesave dhe takimeve, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.
Ai në një reagim në Facebook, ka shkruar se “personat me “aftësi të kufizuara” nuk mund të kenë qasje në autobusët urban, nëse shoferët vazhdojnë që t’i ndalojnë në stacione në këtë mënyrë”
Berisha ka publikuar edhe një video ku shihet që autobusi i Trafikut Urban ndalohet 1 metër larg trotuarit.
Ai ka shtuar se kjo gjendje e krijuar po e detyron atë ta lë punën.
Postimi i plotë:
Trafiku Urban Prishtinë është tu m’detyru me lanë punën të cilën e kam arritur me shumë mund e sakrifica!
Më vjen shumë keq, që po detyrohem me ba këtë reagim publikë, por zgjidhje tjetër nuk më ka mbetur.
Pothuajse rreth dy vite jam tu përball me të njejtin problem, pavarësisht bisedave me Kryetarin e Komunës z.Rama, drejtorin e shërbimeve publike z.Musliu, kryeshefin ekzekutiv të trafikut urban z.Maraj, kërkesave dhe takimeve, gjendja vazhdon të jetë e njejtë!
Papërgjegjësin e shoferëve të trafikut urban duhet ta vuajnë qytetarët, që disave prej tyre mund tu kushtoj në punë, në shëndet por edhe me jetë.
Personat me “aftësi të kufizuara” nuk mund të kenë qasje në busa urban, nëse shoferët vazhdojnë që t’i ndalojnë busat në stacione këtë mënyrë.
Busi urban në video, gjendet në stacionin tek newborni, dhe është i ndaluar rreth 1metër larg trotuarit, e njejta situatë përsëritet pothuajse nga shumica e shoferëve, ku në këtë rast një person me aftësi të kufizuara as nuk mund të hyp në bus dhe as nuk mund të zbres nga busi për të dal në trotuar, sepse trotuari ka një lartësi të madhe.
Edhe pse, disa stacione janë të rregulluara kohët e fundit me kërkesat tona, gjendja është bërë veçse më e rëndë.
Shoferët e busave, duhet që të ndalojnë busin nëpër vend stacione, së paku në ato vend stacione ku kanë mundësi të ndalen 10-15cm afër trotuarit.
Për çdo ditë në këtë stacion pres më shumë se një orë, duke pritur se cili shofer po ndalon busin më afër trotuarit për të pasur qasje.
Tjetra, busat urban duhet të kenë vendet e rezervuara (me shenjëzim) për persona me aftësi të kufizuara, gjë që, as kjo nuk po përfillet, dhe zakonisht për shkak ngarkesës së madhe të udhtarëve dhe të trafikut, ndonjëherë më bjen që të qëndroj në këmbë me orë.
Publikisht, shumë miqësisht dhe në mënyrë shumë njerëzore për herën e fundit, i kërkoj kryeshefit z.Maraj, të cilin e vlerësoj si personalitet, që ta trajtoj seriozisht këtë çështje, mos më detyroni të ndërmarr veprime të tjera. /Telegrafi/
DTV