Aktakuzë ndaj 27 personave në Kosovë për kontrabandim të migrantëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 27 personave për shkak se ishin marrë me kontrabandim të migrantëve.

Sipas njoftimit, të 27 të pandehurit kishin bashkëpunuar për të kontrabanduar më shumë se 700 persona, kryesisht sirianë, nga Shqipëria për në Kosovë.

Më pas, sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit u kishin mundësuar migrantëve kalimin e tyre në Serbi, pasi ata synonin shkuarjen në shtetet evropiane.

Që nga viti 2015, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë shndërruar në qendër transiti për personat që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe që synojnë të arrijnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Kosova ka qendra për pranimin e emigrantëve, por shumica e tyre e përdorin këtë shtet si transit për në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.