Personi në foto kërkohet nga policia për ngacmim seksual

Sektori  Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të  Policisë  në Prizren  është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Ngacmim seksual”.

Vepra penale ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave”, saktësisht në ashensorin e ndërtesave “Fat grup” në Prizren.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografi të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk është identifikuar.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet   bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren në nr 192  , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.