Ekspertët kanë zbuluar “përbërësit sekret” për të jetuar deri në njëqind vite

Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur me siguri se sa do të jetojë dikush. Por shumë studime shkencore tregojnë se ne mund të bëjmë shumë për të rritur shanset për të jetuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Nëse dëshironi të jetoni deri në njëqind vjet, mund të pyesni veten se si ndikojnë zakonet tuaja të jetesës. A ecni çdo ditë? I shmangni ëmbëlsirat? A pini cigare? Ndërsa të gjitha këto veprime janë të lidhura me jetëgjatësinë, ekziston një që ekspertët pretendojnë se ndikon fuqishëm në të jetuarit më gjatë se mesatarja.

Një nga keqkuptimet e zakonshme është se jetëgjatësia përcaktohet nga gjenetika, thekson Dr. Elise Eifert Freeman nga gerontologjia dhe shpjegon se gjenet luajnë një rol të vogël në jetëgjatësinë, vetëm 25 për qind, dhe shton se “faktorët më të rëndësishëm janë mjedisi ynë dhe stili i jetesës”.

“Njerëzit që kanë më shumë mbështetje sociale priren të kenë shëndet të përmirësuar mendor, shëndet kardiovaskular, funksionim imunitar, performancë njohëse, elasticitet, kënaqësi në jetë, përgjigje ndaj stresit dhe më shumë,” shpjegon mjekja.

Sado të mira janë lidhjet shoqërore për ne, vetmia dhe izolimi janë të këqija dhe ndikojnë në jetëgjatësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.