Siç ka theksuar ai, qysh nesër do të pajtohej dhe do të përpiqej të siguronte një vend në OKB për Kosovën në këmbim të anëtarësimit të plotë të Serbisë në BE në të njëjtën kohë.
“E vetmja mundësi shpëtimtare për Serbinë dhe popullin serb është që Kosova të marrë një ulëse në OKB dhe që Serbia të bëhet menjëherë anëtare e Bashkimit Evropian”, tha historiani Milan Protiq në emisionin “Gjysmë ore Demostat”.
“Serbia sot duhet të gjejë një mënyrë për të mbijetuar si shtet dhe që serbët të mbijetojnë si popull. Në praktikën politike, kjo do të thotë që ne duhet të pajtohemi që Kosova të marrë “ulësen e mallkuar” në OKB, dhe Serbia të bëhet një anëtar i BE-së në të njëjtën kohë. Ky është i vetmi hir shpëtimtar për këtë vend dhe popull”, theksoi Protiç.