/

Pyetjet e porositura për Sanduloviqin, Vuçiq: BIA po e bën punën e saj, janë shtuar shërbimet e huaja në Serbi

Televizioni shtetëror serb “RTS” ka raportuar për konferencën e sotme të presidentit serb, Aleksander Vucic, në të cilën ka folur edhe për opozitarin serb Nikola Sanduloviq, i cili është arrestuar në BIA serbe për videon e publikuar duke vendosur lule tek varrezat e Jasharajve.

RTS, në lajmin e publikuar i referohet arrestimit të Sanduloviq si “arrestim për spiunim për shqiptarët”

Vuçiq ka thënë se “BIA do të vazhdojë ta bëjë punën e saj”, duke shtuar se “s’ka dyshim që ka prezencë të agjencive të huaja të inteligjencës” dhe se kjo prezencë “është rritur për arsyet të pakuptueshme”.

“Vendi ynë është një vend që nuk futet në kallëpin e bindjes dhe nënshtrimit, vendi ynë është i lirë dhe liridashës, vendi ynë është i pavarur dhe vendi ynë merr vendime në përputhje me interesat e popullit tonë dhe qytetarëve tanë, dhe jo në përputhje me diktatet e marra nga kushdo nga jashtë”, ka thënë Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.