Mediumi “DTV për krejt familjen” që dita ditës po pranohet mirë nga çdo shikues, ka befasuar këndshëm gazetarin e njohur Milaim Zeka, duke ia uruar ditën e lindjes drejtpërdrejt sa ishte në emision, e ku po diskutonte për ngjarjet aktuale që janë në Kosovë.
Pa e ditur fare Zeka, derisa po fliste përball moderatorës, Nora Mavriqi, dhe gazetares Afërdita Maliqi, nuk e vëren hyrjen e gazetares, Qëndresa Raçi, me torte në dorë, raporton DTV.
Pas gazetares Qëndresa hyjnë edhe pjesa tjetër e stafit duke ia uruar ditëlindjen me këngën ‘Shumë urime për ty’.
Ndiqeni në linkun e mëposhtëm surprizës befasuese që e përjetoi Milaim Zeka, në DTV: