“Mu më ka thirrë djali i motrës, më ka thënë kqyri rrjetet sociale se po më duket që qajo çika që ka vdekë është Marigona. Unë jam nisë menjëherë në polici dhe me kanë thanë me pritë 20 minuta. Ka dalë hetuesi, më ka thanë merre një dokument identifikimi të Marigonës. Më kanë thirrë më thanë a po bëhesh i fortë me na tregu a është vajza jote. Në ato momente kur më kanë tregu foton e ka pa u kanë e tmerrshme, e ka pas nofullën e thyer”, tha Osmani në gjykatë.
Babai i të ndjerës, ka rrëfyer momentin e vështirë se si e mori vesh vrasjen e vajzës.
Muhabi Osmani, babai i Marigona Osmanit, në dëshminë dhënë në gjykatë ka deklaruar se nipi i tij e ka njoftuar për vrasjen e vajzës. Teksa shton se akoma ndodhen në terapi psikologjike.
Ai deklaroi se me Dardan Krivaqen nuk ka dalë asnjëherë, por ka ardhë te shtëpia e tij 2-3 herë,
“qaty kemi bisedu, kështu veçmas jo…”, u shpreh ai.
Valdete Osmani, nëna e vajzës së vrarë Marigona Osmani, në seancën gjyqësore mes lotësh ka deklaruar se fillimisht i kanë thënë se vajza e saj ka vdekur në aksident, duke mos i treguar për vrasjen.
Nëna e të ndjerës tha se kur e ka shikuar kufomën e vajzës e ka parë se ia kishin thyer nofullën dhe dhëmbët.
“Mua nuk më kanë kallxu që e kanë vra, më kanë thënë ka vdekë në aksident. Më kanë kallxu qat ditë që e kanë pru, kur e kam çel kufomën e kam pa krejt zi, çika e ka pas nofullën e thyer dhe dhëmbët”, është shprehur nëna e Marigonës, transmeton T7.
Ndërsa, në fillim të seancës të dyshuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm.
“Fillimisht i kërkoj falje familjës së Marigonës dhe i shpreh ngushëllime për vdekjen e vajzës. Unë nuk e pranoj fajësinë për akuzat që i lexoi prokurori”, ka deklaruar Krivaqa.
Raporti i autopsisë ka konstatuar se nga goditjet e shumta, 18-vjeçarja ka pësuar politraumë – lëndime të shumëfishta. Ku vdekja është shkaktuar menjëherë nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik.
Sipas prokurorisë, në ditën kritike Dardan Krivaqa hynë në dhomë me një shkop dhe së bashku me Arbër Sejdiun e godasin viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar 18-vjeçares dhimbje të mëdha fizike dhe psikike.
Gazeta Express kishte publikuar aktakuzën për vrasjen e Marigona Osmanit, pjesën e raportit të autopsisë mund ta lexoni më poshtë.