/

Bislimi për takimin me Lajçaku: Folëm për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar se në Vjenë është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili më parë ka treguar për takimin që e kishte me Bislimin.

Ky i fundit në platformën “X”, ka thënë se në takim është folur për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë dhe çështjet në lidhje me lirinë e lëvizjes.

“U takuam sot në Vjenë me EUSR Lajçak për të diskutuar çështje të lidhura me dialogun. U fol për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë dhe çështjet në lidhje me lirinë e lëvizjes, në letrën e Beogradit për tërheqje nga marrëveshja”, ka thënë Bislimi.

Po ashtu, ai ka thënë se u bisedua edhe për çështjen e aneksit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

”Çështje të tjera u ngritën që lidhen me urgjencën për implikim të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Themelore. Theksova se shtytja e propozimit për njohjen e pasaportave të paligjshme KU të lëshuara nga Serbia, ndikon negativisht në procesin integrues dhe dëmton rëndë dialogun”, ka thënë Bislimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.