Është publikuar raporti i arsimit parauniversitar në përqindje në Kosovë.
Suhareka është komuna që prin në nivel të komunave me 77.19%, para Prizrenit me 76.3 dhe Drenasit me 75.09%.
Për këtë sukses ka reaguar edhe kryetari i komunës.
“Me punën dhe angazhimin e tyre, është treguar suksesi i arritur i cili e ka nderuar komunën tonë.
Jemi të parët në Kosovë sa i përket arsimit parauniversitar dhe kjo është meritë e tyre, andaj jemi mirënjohës për këtë rezultat. Suksese dhe punë të mbarëMe punën dhe angazhimin e tyre, është treguar suksesi i arritur i cili e ka nderuar komunën tonë. Jemi të parët në Kosovë sa i përket arsimit parauniversitar dhe kjo është meritë e tyre, andaj jemi mirënjohës për këtë rezultat. Suksese dhe punë të mbarë” shkruan Muharremaj në njoftim.