Policia ka publikuar fotografinë edhe të një të dyshuari tjetër për vjedhje, duke kërkuar ndihmë për identifikimin apo lokalizimin e tij.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.”