/

Kurti takon O’Brienin: E vlerësoi përmbajtjen tonë ndaj sulmeve dhe provokimeve, Amerika mike dhe aleate e çmuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Ndihmës  Sekretarin  e Shtetit per Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, O’Brien në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.

Kurti ka thënë se zyrtari i lartë amerikan ka shprehur vlerësim për siç thotë Kurti progresin ekonomik dhe demokratik të arritur në Kosovë.

Po ashtu kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se O’Brien ka njohur përmbajtjen e Kosovës ndaj sulmeve dhe provokimeve që po bëhen, duke iu referuar raporteve me Serbinë.

AI ka thënë se SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm.

Një kënaqësi për t’u takuar me O’Brien pas mbërritjes në Davos. Ai shprehu vlerësimin për progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kurti në platformën “X”, të martën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.