Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën, ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari.
Ajo e ka uruar ministrin Macedonci dhe gjenerallejtënant Jasharin për angazhimin në institucionet e mbrojtjes në misionin e tyre të shenjtë.
Po ashtu, Osmani mes tjerash ka shkruar se ushtria e Kosovës po fuqizohet çdo ditë si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.
“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO. Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
DTV