Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se gati secili projektligj që po e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, po rezulton antikushtetues.
Kështu i ka thënë ai shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimiza Kusarit, gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po bëhet shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
“Gati secili ligj që po e dërgojmë, po rezulton antikushtetues. Problemi është te ju dhe jo te ne që po i dërgojmë projektligjet në Kushtetuese”, është shprehur Mustafa.