​Lëshuan certifikata pa prezencën e kandidatëve për patentë-shoferë, tre të arrestuar

Policia e Kosovës sot në Prizren ka arrestuar personat me inicialet I.G. (62), U.M., (48) dhe L.B. (48), nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe legalizim i përmbajtjes se rreme.

Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur pas dyshimeve se zyrtarë të një klinike mjekësore me seli në Prizren, po lëshojnë certifikata mjekësore për kandidatët të cilët paraqesin provimin për patentë shofer, pa qenë fizikisht prezent në klinikë dhe pa ua bërë kontrollin mjekësor.

Po ashtu, dyshohet se kjo klinikë bashkëpunon me dy auto-shkolla, njëra me seli në Prizren dhe tjetra me seli në Malishevë. Dyshohet se edhe auto-shkollat kanë lëshuar vërtetime për aftësimin e kandidatëve në pjesën teorike dhe praktike pa qenë kandidatët prezent në Kosovë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në zyrat e DHKEK në Prizren, të cilët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.