Renditja e MKRS-së: Xhudoja në vendin e parë, futbolli dhe basketbolli në kategorinë B

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të premten ka publikuar renditjen e 34 federatave të kategorizuara në listën preliminare të kategorizimit të sporteve në lidhje me këtë vit.

Federata e Xhudos është renditur në vendin e parë në kategorinë A, me 113.57 pikë.

Në këtë kategori është vënë edhe Federata e Hendbollit dhe ajo e Volejbollit.

Ndërkohë, në kategorinë B, MKRS-ja e ka vendosur Federatën e Futbollit, atë të Boksit dhe Basketbollit.

Në kategorinë C, është renditur Federata e Atletikës, e Pingpongut dhe e Mundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.