‘Ferronikel’-i punësoi djalin e drejtorit të KPMM-së

Ramiz Krasniqi, ka qenë në pozitën e drejtorit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nga viti 2016 deri në fillimin e vitit 2022. Gjatë kësaj kohe djali i tij ishte punësuar në ndërmarrjen “Ferronikeli”.

Krasniqi e ka pranuar se djali i tij ishte punësuar në “Ferronikel”, por ka mohuar të këtë ndikuar në punësimin e tij.

“Djali është e vërtetë që është punësuar në ‘Ferronikel’ në vitin 2017, por u punësua pa ndikimin tim sepse ata vazhdimisht kanë kërkuar punëtor dhe jam krenar me të sepse e kryen një punë shumë të mirë aty punon tek peshoret ku maten xehet edhe masat e ndryshme” – tha Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu ka theksuar se nuk ka konflikt interesi pse djali i tij ishte punuar në minierë.

“Unë nuk mundem me ua ndalu fëmijëve të mi me punu dikund  se nuk është ndonjëfarë konflikti realisht me dhamë licenca për miniera djali im nuk është i punësuar në minierë djali punon brenda fabrikës dhe ne nuk e inspektojmë fare atë pjesë”- thotë Kraniqi.

Krasniqi këto komente i ka bë pas pretendimeve të ish-menaxherit të minierave në “Ferronikel”  Nasuf Mjekiqi, i cili ka folur për ngjarjet në minierën e Gllavicës duke thënë se ish-shefat e tij në “Ferronikel” i kanë thënë se mos të shqetësohet për KPMM, pasi ish-drejtorit Ramiz Krasniqi ia kanë punësuar djalin në “Ferronikel.”

“Unë kam qenë menaxher i minierave të ‘Ferronikel’-it deri në vitin 2022 kur jam degraduar në një pozitë të ulët pasi nuk kam pranuar të raportoj jashtëligjshëm në KPMM. Ish-shefat e mi me thoshin mos u shqetëso për KPMM sepse aty e kemi Ramiz Krasniqin sepse ia kemi punësuar djalin”- thotë Mjekiqi.

Për mënyrën se si ishte punësuar djali i ish-drejtorit Krasniqi janë kërkuar sqarime edhe nga miniera e ‘Ferronikel’-it por ata kanë dhënë vetëm një përgjigje të shkurtër me shkrim.

“Sa i përket procedurave të rekrutimit në kompaninë tonë, ato gjithmonë janë transparente dhe në përputhje me etikën e punësimit të stafit të ri”- thuhet ne përgjigjen e “Ferronikel”-it.

Një hulumtim ka shpërfaqur tentativën e “Ferronikel”-it për të vënë në lajthim shtetin e Kosovës duke bërë raportime jo të sakta ne lidhje me eksploatimet e xehes në minierat në mes fshatrave Medvec dhe Magurë të Lipjanit.

Raportimet rreth minierës së “Ferronikel”-it janë përmendur si njëra nga arsyet kryesore të shkarkimit të Bordit të KPMM-së nga Kuvendi i Kosovës.

Kuvendarët përmendën edhe zvogëlimin e borxhit për ndërmarrjen “Ferronikeli”.

Kuvendi po ashtu ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Ekonomi që vendimi i KPMM-së për zvogëlimin e borxhit të “Ferronikel”-it nga 9 milionë në rreth 1 milion të kthehet në rivendosje.

Përveç këtyre të ngjarjeve të perënduara gjatë këtij emisioni ndërmarrja “Ferrenikeli” ishte bo lajm edhe me herët kur Bordi i KPMM-së ja kishte zvogëluar borxhin kësaj ndërmarrje.

Çështja e zvogëlimit të borxhit është publikuar gjatë një hulumtimi një vit me parë, në të cilin tregohej historia se si Bordi i KPMM-së ia kishte zvogëluar këtë borxh “Ferronikeli”-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published.