Kurti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor parasheh 6 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Samitin e BE-së në Shkup.

Kurti ka thënë se kanë diskutuar bashkë me liderë rajonalë, dhe përfaqëues të lartë të BE-së dhe ShBA-ve, planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky, plan, sipas Kurtit, parasheh 6 miliardë euro mbështetje për rajonin tonë.

“Ne kemi mirëpritur këtë plan pasi e përshpejton anëtarësim në BE duke rritur shpejtësinë e reformave dhe përafrimit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.