Qeveria e Republikë së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës.
Në të cilën ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Mbledhja është mbajtur në mënyrë elektronike.
Detaje tjera nuk u japen.