Vuçiq: Serbia nuk do të lejojë përsëritjen e vitit 2004

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të qëndrojë plotësisht pranë popullit të saj në Kosovë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai tha se kërcënimi i Kosovës për të vazhduar me aksionin e ndërrimit të targave duhet të tregojë forcën e tyre, por se kërcënon stabilitetin dhe paqen dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë.

“Ne jemi këtu për të qenë me ta jo vetëm kur është e lehtë, por edhe kur është e vështirë dhe do të jemi plotësisht me njerëzit tanë”, tha Vuçiq.

Ai tha se ka marrë një demarsh të koordinuar nga përfaqësuesit e Quintit dhe BE-së, në të cilin pika 2 thotë se duhet të kuptojmë se veprimi i Kosovës është legjitim dhe në përputhje me marrëveshjen, por se problemi është në kohë dhe metoda.

“Edhe sot edhe atë ditë përfaqësuesve të Quintës i kam thënë se po mashtrojnë opinionin sepse nuk kanë të drejtë me asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq.

Presidenti më pas lexoi të gjitha pikat e Marrëveshjes së vitit 2011 për lirinë e lëvizjes.

Më pas lexoi pikat nga Marrëveshja e vitit 2016. Ai tha se targat KS janë status neutrale, por shtoi se këtë nuk e lejojnë dhe deklarojnë se i kanë shfuqizuar.

“E kanë shpikur legjitimitetin e një vendimi të paqenë, letrën dhe paragrafin. Kjo që thotë Quinti, BE dhe Kosova nuk është e shkruar askund. Dhe nuk u intereson, ua kam vënë në dukje dhe as nuk e kam marrë një përgjigje”, tha Vuçiq.

Siç thotë ai, Serbia pranon targa neutrale ndaj statusit, por ato, shton ai, as që do t’i dëgjojnë.

“Vendimi i vitit 2020, i të ashtuquajturit ministër i tyre i Brendshëm, thoshte se targat KS po hiqen”, tha Vuçiq.

Siç thotë ai, sot serbët kanë thënë se në mënyrë demokratike dhe paqësore do t’i bëjnë çdo lloj rezistence ndaj qeverisë dhe shtetit të Kosovës

“Plani i tyre është që të dalin me targa, por të mos i lejojnë të kthehen në territorin e Republikës së Kosovës me të njëjtat targa. Shteti i Serbisë nuk do të lejojë as pogromin dhe as vrasjen e popullit të vet. Nuk do të ketë përsëritje të vitit 2004, as ndonjë veprim të ngjashëm”, tha Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.