Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci.
Përmes një komunikate, MPJD thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.
Ndërsa brenda autobusit ndodheshin rreth 30 udhëtarë.
Sipas informacioneve të MPJD-së asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar dhe as nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut. Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore”.
“Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate”, thuhet në njoftim.