Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKShPK) kka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë kartelën e vaksinimit të fëmijëve t’i vaksinojnë ata me kohë.
“Vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit”, ka thënë IKShPK përmes një njoftimi për media.
Duke shtuar se janë duke punuar intesivisht që të identifikojë fëmijët të cilëst nuk e kanë marrë vaksinën.
“IKShPK është duke punuar intensivisht në koordinim me ekipet e vaksinimit dhe institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor që të identifikohen fëmijët të cilët nuk kanë marrë vaksinën MMR sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit”, thuhet tutje në njoftim.
Ndonëse fruthi është një ndër sëmundjet më ngjitëse dhe me vdekshmëri më të lartë te fëmijët nën 5 vjeç, Organizata Botërorë e Shëndetësisë (OBSH) ka alarmuar lidhur me rritjen e rasteve të fruthit në rajonin e Evropës.
“Përkundrejt rritjes së madhe të rasteve në Evropë dhe në rajon, në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth. bën mbikëqyrjen e vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, përfshirë këtu edhe fruthin, duke i ndërmarrë në vazhdimësi masat profillaktike dhe kundër- epidemike”, shkruan tutje IKShPK.
Sipas OBSh-së, gjatë vitit 2023 janë shënuar 42,200 raste të fruthit në rajonin e Evropës, nga 941 sa ishin regjistruar më 2022./DTV