Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati dhe Guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), Z. Carlo Monticelli nënshkruan sot marrëveshje me vlerë 25 milionë euro për krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të banimit social. Projekti në fjalë ka fokus të veçantë familjet e cënueshme të shoqërisë të cilat kanë të ardhura të ulëta pa zgjidhje banimi.
Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Murati shprehu se “projekti për banimin social do të garantojë akomodimin e dinjitetshëm dhe të përballueshëm për familjet e cënueshme”.
Ndërsa, Guvernatori Monticelli deklaroi se “kjo iniciativë do të ndihmojë në realizimin e objektivit të përgjithshëm të vendit për krijimin e banimit social gjithëpërfshirës për qytetarët e Kosovës”.
Të dyja palët u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë akomodim të përballueshëm, efiçient dhe të sigurtë.