Të enjten është raportuar për një vetë-aksident trafiku, ku si pasojë një i ri ka ndërruar jetë. Në raportin policor thuhet se deri te aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe ka dal jashtë rrugës, duke goditur shkëmbinjtë.
Në raportin policor po ashtu bëhet e ditur se edhe pasagjeri i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ndërkaq, trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion.
DTV