/

Pushteti dhe opozita përplasen për Milan Radojiçiqin

Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj sot në Komisionin parlamentar për integrime evropiane ku po raporton zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, akuzoi pushtetin se ka qenë i koordinuar me Milan Radojiçiq.

“Ju keni koordinim të mirë, ka qenë i sanksionuar, i kërkuar dhe ju keni pasur koordinim me aferën “zdravo” shefja e GP e cila nuk mund pa qenë e koordinuar me Albin Kurtin me pasë raporte të tilla me Radojiçiqin”, tha Kadrijaj.

Në anën tjetër, Agon Batusha, deputet i VV-së iu përgjigje deputetes së AAK-së Time Kadrijaj e cila e akuzoi pushtetin për koordinim me Radojiçiqin.

“Radoijçiqi sa u kanë Ramushi u ardhë në Gjakovë u sillë me armë, e tash është maleve atje”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.