Ekzekutivi ka thënë se projektligji vlen vetëm për këtë rrethanë të jashtëzakonshme. Projektligji për çmimet tavan ka kaluar në parim.
Me gjithë kundërshtimin e opozitës, deputetët e pushtetit votuan pro kësaj iniciative me 63 vota pro.
Projektligji përfshin caktimin e disa çmimeve tavan për produktet esenciale.
Para se të hyjë në fuqi duhet të votohet sërish në Kuvend.