Liverpool fitoi 5-2 kundër Norwich për raundin e 1/16 të FA Cup, duke kaluar më tej në turin e radhës.
Ky ishte dueli i parë në “Anfield” për Jurgen Klopp, trajnerin e të kuqve që vetëm pak ditë më parë njoftoi se do largohej në fundin e sezonit pas nëntë vitesh në stolin e Liverpool.
Klopp është një nga personazhet më të dashur mes tifozëve të Liverpool dhe ata i dhuruan një pritje prekëse pas njoftimit.
Stadiumi i mbushur plot i Liverpoolit kishte brohoritma për të, ndërsa i gjithë “Anfield” ishte plot me pankarta, shaje dhe flamuj me emrin dhe fytyrën e Klopp.
Gjermani dukej i prekur, ndërsa u mundua t’i fshihet lotët.
Ndërkohë dueli foli për vendasit, që shënuan me Jones, Nunez, Diego Jota, van Dijk dhe Gravenberch.