Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit sot është shkarkuar nga puna në Ministrinë e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë. Por ai qysh sot është ka pranuar një vendim nga Kryetari i Komunës së Drenast, Ramiz Lladrovci se ai është emrëuar drejtor në Komunën e Drenasit.
Postimi i plotë:
Telefonata me mesazhin “nuk je vetëm” e mundi vendimin joligjor.
Posa e pranova vendimin joligjor të largimit nga puna (Ministria e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë), pranova telefonatën nga kryetari Lladrovci se jam emëruar drejtor në Komunën e Drenasit.
Largimin nga puna e përjetova rëndë, sepse, kam menduar se kjo dukuri nuk do të na përsëritej, ashtu sikur babës tim dhe anëtarëve tjerë të familjes nga regjimi që kurrë më nuk do të kthehet.
Ngjan edhe kjo padrejtësi, por, besimi në ligjet e vendit tim, më jep shpresë se këtë veprim të Ministrisë, me instanca ligjore do ta anulojmë dhe hartuesit e tij do të turpërohen.
Telefonata nga kryetari Lladrovci, i cili kishte dëgjuar për largimin tim nga Ministria, më riktheu optimizmin me një fjali: “Arian, nuk je vetëm, eja filloja punës në komunën e Drenasit”.
Isha i lumtur sepse, mesazhi “nuk je vetëm” e mund vendimin joligjor. Faleminderit kolegë nga MINT, faleminderit kryetar Ramiz Lladrovci!