Në dy raste të ndara, Policia në Ferizaj ka gjobitur dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë.
“Me datën 29.01.2024 rreth orës 11:40, në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik, saktësisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policia ka daluar shoferin A.M (M/MV) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpëjtësisë , kun ë zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 135 km/h . Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.”
Ndërsa sot, në magjistralen Ferizaj- Shtime është gjobitur shoferi E.E. 47 vjeç. Edhe ai është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj heqje të patentë shoferit.
“Ndërsa, me datën 30.01.2024 rreth orës 08:24 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare të Ferizajt , policia ka daluar shoferin E. E (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h. Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.”
Policia ka bërë apel që shoferët të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.”